Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova vazhdon të renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sigurisë.
Duke u bazuar në raportin “SecuriMeter 2025” të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Sveçla thotë se Kosova renditet me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon.
“64% e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen “shumë të sigurt” ose “mjaft të sigurt” në jetën e tyre të përditshme, duke shënuar përqindjen më të lartë ndër gjashtë vendet e rajonit”, ka shkruar Sveçla.
Sipas ministrit të Brendshëm, ky rikonfirmim i besimit ndaj institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë është tregues i mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë ndaj ushtrisë dhe policisë, mbështetje që ka reflektuar në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve.
“Nga ana tjetër, dëshmon edhe për rritjen e vazhdueshme të besimit dhe sigurisë së qytetarëve kundrejt institucioneve publike përgjatë qeverisjes sonë. Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar pozitivisht në rritjen e sigurisë, luftimin e fenomeneve negative dhe avancimin e progresit demokratik. Si rezultat i kësaj, 80.5% e qytetarëve kanë deklaruar që nuk duan të emigrojnë, vlerësim ky i dallueshëm nga vitet paraprake”, ka shkruar tutje ai.
Sveçla ka përgëzuar zyrtarët e të gjitha institucioneve për këtë vlerësim si dhe për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të Republikës dhe të gjithë qytetarëve.
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025