Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të jetë më në krye të Tiranës.
Lajmin e ka bërë vetë klubi bardhekaltër përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.”
“KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.”
“Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.”
“I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruhet në njoftim./Arbresh.info
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...