Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve gjatë javës.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë të enjten në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, e zhvilluar në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump” në Uashington D.C., me praninë e drejtuesve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.
Në këtë takim, u firmos zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete pjesëmarrëse, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova. Rama publikoi momente gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes, nga fjalimi i tij, te takimi me Jared Kushner dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kreu i Qeverisë zhvilloi në 17 shkurt edhe një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të 18-vjetorit të pavarësisë së saj. Rama u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi një takim kokë më kokë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri Rama, pas takimit me presidenten Osmani, u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Njëherësh, Kryeministri Rama mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si dhe mbajti një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Gjatë qëndrimit në Uashtington, kreu i Ekzekutivit, Edi Rama mori pjesë edhe në punimet e tryezës e Këshillit të Atlantikut në Uashington. Rama theksoi se në këtë takim pati një interes të lartë për Shqipërinë dhe profilin e saj ndërkombëtar.
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...