Besimtarët myslimanë kanë nisur sot muajin e shenjtë të Ramazanit me fillimin e faljes së namazit të teravisë në xhamitë e vendit, duke shënuar hyrjen në muajin më të rëndësishëm të fesë islame.
Nesër, besimtarët do të ngrihen herët në mëngjes në orën 04:49 për të marrë Syfyrin e parë, vaktin që paraprin agjërimin e ditës së parë të Ramazanit. Agjërimi nënkupton përmbajtjen nga ushqimi, pijet dhe veprimet që e prishin atë, nga agimi deri në perëndim të diellit, duke i kushtuar më shumë kohë lutjeve, lexim Kuranit dhe veprave të mira, shkruan Arbresh.info.
Dita e parë e agjërimit do të përfundojë me iftarin, kur familjarët do të mblidhen rreth sofrave për të çelur agjërimin, tradicionalisht me hurma dhe ujë, duke ndjekur praktikën e Profetit Muhamed a.s.
Muaji i Ramazanit mbetet kohë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe përkushtimi ndaj Zotit dhe bashkëqytetarëve./Arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...