Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim delegacionin e Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të udhëhequr nga Victor Zaharia.
Gjatë takimit, Zaharia, në emër të delegacionit, paraqiti shkurtimisht raportin e hartuar pas vizitave të realizuara në institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të verifikimit të respektimit të të drejtave të njeriut në fushat përkatëse.
Ministri Sveçla e njoftoi delegacionin mbi angazhimet e institucioneve për zbatimin e rekomandimeve nga raporti paraprak, duke theksuar se do të ketë përkushtim të plotë edhe në adresimin e gjetjeve të reja.
“Do të ketë angazhim maksimal në trajtimin e gjetjeve të evidentuara në kuadër të kësaj vizite, të cilat pritet të publikohen në raportin që do të bëhet publik gjatë muajit korrik të këtij viti”, theksoi Sveçla.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai falënderoi delegacionin e CPT-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet e Kosovës në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve, me qëllim të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...