Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas njoftimit të policisë, në zonën me kufizim prej 50 km/h. shoferi D.H. (19 vjeç), me veturën VW Golf 7, ngjyrë hiri, me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 6 muaj.
Matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të policisë.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit