Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin, tha se ky rast gjyqësor i cili ka zgjatur për më shumë se pesë vjet do të ketë sukses, për shkak se do të lirohet një person i pafajshëm.
Ai tha se rrjedhimisht do të vendoset precedent për brezat e ardhshëm të cilët do ta zbatojnë.
“Koha që ka kaluar, sado që të ketë qenë e rëndë dhe e vështirë, do të ishte me vlerë dhe e gjithë ajo bojë që është harxhuar në mijëra faqe të dosjeve tona, fondet që janë shpenzuar për këtë gjykatë do të jenë më vlerë për viktimat dhe të gjithë. Do të jenë më vlerë për Kosovën dhe tërë popullin e saj, pavarësisht përkatësisë etnike…Kjo do të bëj që përfundimi i gjykimit të Veselit për një kohë për më shumë se 5 vitesh do të jetë sukses, jo vetëm për shkak se do të lirohet një person i pafajshëm por do të vendoset edhe precedenti që brezat e ardhshëm do të zbatojnë”, tha ai.
Dixon shtoi se nuk dëshiron që brezat e ardhshëm në Kosovë dhe rajon të mos kenë besim në shtetin ligjor, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjëja e fundit që dua në këtë është që brezat e ardhshëm në Kosovë dhe rajon e më gjerësisht të mos kenë besim në shtetin ligjor për shkak se është shkelur hapur në këtë çështje gjyqësore”, tha Dixon.
Dixon i tha trupit gjykues se janë gardianët e shtetit ligjor dhe se do ta pengojnë ‘përpjekjen e kotë’ të ZPS-së ‘me qëllim që të mos shtrembërohet drejtësia’.
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...