Rama sërish kundër Speciales, e vlerëson idiotësi ndërkombëtare

10:35 | 12 Shkurt 2026
Q L

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish ndaj Gjykatës Speciale, duke përsëritur qëndrimet e tij kritike për mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor në Hagë.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Rama ka shpërndarë një video të avokatit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku ky i fundit kundërshton pretendimet e paraqitura nga prokuroria.

Postimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare e ka shoqëruar me një koment të ashpër ndaj institucionit të Speciales.

“Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar.

Kjo nuk është hera e parë që Rama shpreh publikisht pakënaqësi ndaj punës së Gjykatës Speciale, duke e vënë në pikëpyetje qasjen dhe argumentimin e prokurorisë në këtë proces.

Shpërndaje në rrjete sociale