Kelmendi: Fjalimi i Thaçit dje, ofendues për Haradinaj

12:16 | 9 Shkurt 2016
M. A.

Analisti Adriatik Kelmendi ka thënë se duhet t’ia njohim meritat Ramush Haradinaj që u ngrit dje mbi liderët e opozitës dhe provoi t’i jap kahje dialogut duke marrë pjesë në takimin me Presidenten.

Ndërsa ajo çka e cilësoi si shqetësim Kelmendi, është  se pozita nuk pranoi asnjë shqetësim që po e thotë opozita dhe u deklaruar si herave të tjera.

“Një individ që të gjithë duhet tia njohin meritën është Haradinaj që u ngrit mbi liderët tjerë opozitar dhe provojë ti jap kahje dialogut duke marr pjesë edhe pse e akuzonin se po e tradhton opozitën. Ndërsa ajo që pamë është se ju nuk pranuat asnjë shqetësim që po e thotë opozita, por u deklaruat si herëve tjera,“ tha Kelmendi në tryezën me kryeministrin.

Kelmendi tha se duhet pare vullnetin e dhjetar e mijëra qytetarëve që kanë dal për të protestuar.

“Besoj që nuk duhet mos parë vullnetin e dhjeta mijëra qytetarëve që kanë dal për të protestuar dhe ne nuk po shohim reflektimin ndaj këtyre kërkesave. E dëgjuam fjalimin e z.thaci dhe u duk sikur të flas në një fushate elektorale dhe ky ishte lloj ofendimi për Haradinaj që u ngrit mbi opozitën.

Do të duhej një reflektim më i madh nga ana juaj ku është dashur të thuhet se ky është takimi i parë dhe do të ketë takime tjera që të përafroni qëndrimet e jo të dilni me deklarata asisoji.

S’mund të bëhemi sikur s’po ndodh asgjë dhe të vazhdojmë me agjenda edhe kjo agjenda për presidentit është në kundërshtim me agjendën që keni bërë me Behxhet Pacollin dhe ambasadorin Dell për mandatin e zgjatur të presidentes duke u thirrur se presidenti duhet të zgjidhet me vota të popullit”

Shpërndaje në rrjete sociale