Koalicioni opozitar prej dje, ka nisur të lëkundet, por zyrtarët e dy partive opozitare, VV e AAK e mohojnë një gjë të tillë.
Kështu deputetet e këtyre dy partive politike Rexhep Selimi e Lahi Brahimaj kanë mohuar mundesinë e prishjes së Bllokut opozitar. I kontaktuar nga Botapress, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka deklaruar shkurt “Absolutisht jo, blloku opozitar nuk po prishet”.
Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Ibrahimaj , po ashtu e mohoi se po prishet blloku. Brahimaj për Botapress tha se “ Edhe pse dikush ka dëshirë, blloku opozitarë nuk po prishet për shkak se Haradinaj ka marrëp pjesë në takim me Presidenten”. I pyetur se kush janë ata që kanë dëshirë të prishet opozita mes vete, ai u përgjigj “Isa me Hashimin”, ka thënë deputeti Brahimaj për Botapress.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin