Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim pas takimit që mbajti Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, me përfaqësuesit e partive politike, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive. Në këtë mbkedhje u vendos edhe që seanca të shtyhet nga ora 12:00 për në orën 17:00, shkaku i seancës në Hagë, ku mbrojtja e ish-krerëve të UÇK’së do të jap deklaratën përfundimtare.
Në njoftim thuhet Basha i ka njoftuar ata për agjendën e seancës konstituive.
Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Pastaj do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve, shkruan Reporteri.net.
Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi (KDTP).
Aty përmedet edhe dakordimi për votimin e nënkryetarëve në pako, ku thuhet se kjo u bë me propozim të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë.
Basha dhe partitë janë dakorduar edhe që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe”, thuhet në njoftim.
Basha ka kërkuar nga partitë që sa më shpejtë të jetë e mundur të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të proceduar më pas me themelimin e trupave punues të Kuvendit./Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...