Me datën 09 shkurt 2026 Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 euro, transmeton Arbresh.info.
Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
• 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime),
• 4 vetura,
• 1 telefon,
• 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike,
• 2 aparate për vakum,
• 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Policia njofton se lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë./Arbresh.info

Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...