Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mirëpritur në ambientet e Ambasadës kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe deputetin Shaip Kamberi.
Personalitetet kosovare ndodhen në Uashington, D.C., me rastin e pjesëmarrjes në Mëngjesin Tradicional të Lutjeve, një ngjarje e rëndësishme që mbledh liderë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota, raporton IndeksOnline.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Anija kanadeze e prekur nga hantavirus rezulton pozitive
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...