Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Kumanovë në Lagjen e trimave në maj të vitit të kaluar.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “organizim terrorist” sipas nenit 394 dhe “terrorizëm” sipas nenit 394 të Kodit penal.
Më 7 dhjetor të vitit të kaluar të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit të gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për veprën “terrorizëm”.
Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim-zjarrin humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së, ndërsa dyzet policë janë lënduar rëndë.
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...