Një dëshmitar në seancën dëgjimore në gjyqin për rehabilitimin e emrit të liderit nazist të Serbisë, Milan Nediç, tha se lideri i qeverisë pro naziste të kohës së Luftës së Dytë Botërore i ndihmoi serbët.
Nediç u shpall kriminel lufte pasi pushtimi nazist i vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore përfundoi, por stërnipi dhe aleatët e tij shpresojnë që gjykata do ta pastrojë emrin e tij pas vdekjes.
Ata pretendojnë gjithashtu se Nediç ishte në fakt një viktimë e persekutimit dhe se vetëvrasja e tij në vitin 1946 ishte vrasje. Autoritetet komuniste thanë se ai vdiq pasi u hodh nga dritarja.
Seanca e dytë dëgjimore ditën e hënë tërhoqi si kundërshtarët ashtu edhe përkrahësit e rehabilitimit të Nediçit, të cilët u mbajtën nën vëzhgim nga një kordon policor.
Të dyja grupet mbanin pankarta dhe flamuj, hidhnin parulla dhe fyerje para gjykatës gjatë dhe pas seancës.
Dekada pas vdekjes së Nediçit, historianët dhe publiku serb vazhdojnë të jenë të ndarë përsa i takon rolit të tij gjatë pushtimit nazist të vendit.
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...
Numërimi vazhdon: Arian Tahiri i dyti deri tash me më së shu...