Ambasadorja e Izraelit, Tammy Ziv, ka uruar Kosovën dhe Izraelin me rastin e pesëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Ziv ka theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Urime Izraelit dhe Kosovës për festimin e 5 viteve të marrëdhënieve diplomatike. Uroj që ato të vazhdojnë të zhvillohen dhe të lulëzojnë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, ndërsa gjatë këtyre pesë viteve bashkëpunimi mes dy vendeve është zgjeruar në fusha të ndryshme./Arbresh.info
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...