Projektligji (tanimë i miratuar) “Për lobimin në Shqipëri” parashikon që veprimtaria e lobimit të lejohet vetëm për persona fizikë ose juridikë të regjistruar në Regjistrin e Lobimit, që administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky institucion monitoron dhe publikon aktivitetin e lobistëve.
Ligji vendos kufizime etike dhe ligjore, duke ndaluar ndikimin e paligjshëm apo korruptiv.
Personat e dënuar për korrupsion, pastrim parash apo vepra të rënda nuk mund të ushtrojnë lobim për 5 vjet pas dënimit. Ish-zyrtarët e lartë publik, si deputetët dhe ministrat, ndalohen të lobojnë për 2 vite pas përfundimit të mandatit dhe nuk mund të përfaqësojnë interesa të huaja kundër interesave kombëtare.
Çdo marrëdhënie lobimi duhet të formalizohet me kontratë të shkruar dhe të regjistrohet brenda 15 ditëve, ndërsa të dhënat sensitive, si shpërblimi, mbeten të fshehta. Lobistët duhet të deklarojnë qëllimin, për kë veprojnë dhe të raportojnë burimet financiare çdo 6 muaj.
Shkelja e rregullave sjell masa ndëshkuese nga gjoba deri në 5 mijë euro, deri te ndalimi i aktivitetit për 3 vite. Ligji synon të vendosë rregulla të qarta për lobimin, praktikë e zakonshme në demokracitë perëndimore, por e parregulluar deri tani në Shqipëri./tvklan.al
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...