Tre të rritur dhe dy fëmijë u plagosën në dy aksidente trafiku në 24 orët e fundit që kanë ndodhur në vend.
Aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth orës 15:40 në rrugën Kavadar – Motel Drenov. Në kohë kritike G.K (30) nga Kavadari, duke drejtuar “Golf”, ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga. Ai ka pësuar lëndime të rënda, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve është transportuar në klinikat e Shkupit, transmeton TetovaSot.
Në të njëjtën ditë rreth orës 18 orës në rrugën Shtip-Veles ka ndodhur një aksident në të cilin A.I (35) nga Dellçeva, drejtuar makinën “Audi 4”, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga. Në aksident me lëndime e pësoi shoferi dhe pasagjerët D.I (66) A.I (31) dhe dy fëmijë.
Të gjitha të lënduarit për shkak të ashpërsisë së lëndimeve janë transferuar në klinikat në Shkup.
Policia ka marr masat për zbardhjen e plotë të aksidenteve.
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë