Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.
Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.
Me këngën “How i was supposed to live without you”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.
Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.
Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët. Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”. Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.
Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.
“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet”, shprehet Hana.
Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...