E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Anu Prattipati ka takuar të enjten përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës.
Prattipati takoi drejtorin ekzekutiv, Arian Zekën dhe presidentin e bordit Lorik Fejzullahun me të cilët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-së.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Drejtorin Ekzekutiv të AmCham Kosova, Arian Zeka, dhe Presidentin e Bordit të AmCham Lorik Fejzullahu për të diskutuar mënyrat për të thelluar bashkëpunimin ekonomik SHBA-Kosovë. Si një urë kyçe për kompanitë amerikane, AmCham ndihmon në promovimin e një klime biznesi mikpritëse dhe lidh bizneset përmes delegacioneve në Shtetet e Bashkuara, duke mbështetur investimet dypalëshe dhe rritjen e përbashkët”, njofton ambasada amerikane.
Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër s...
Festa e Bajramit/ Inspektorati në terren, kontrollohen çmime...
Shërbimet inteligjente amerikane: Kina nuk pritet të pushtoj...
Aksion policor në lagjen e varfër të Rio de Janeiro, vriten ...
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta