Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për media ka treguar për atë që ka ndodhur brenda takimit të liderëve politikë.
“Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët”, ka thënë presidentja Jahjaga.
Komunikata e plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në një takim të përbashkët liderët e partive politike parlamentare, z. Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, z. Sllavko Simiq, udhëheqës i Listës Srpska dhe z. Mahir Jagxhillar, përfaqësues i 6+, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.
Në takim të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, z. Samuel Zhbogar.
Presidentja Jahjaga falënderoi liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së Presidentes për të rivendosur dialogun pozitë-opozitë si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.
Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin