Komuna e Vitisë ka njoftuar qytetarët se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka marrë vendim për vazhdimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në përputhje me nenin 9, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Afati për aplikim është vazhduar për herë të parë për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga dita e nënshkrimit të vendimit nga Ministria.
Ky vendim është marrë duke marrë parasysh nevojën për kohë shtesë, me qëllim të arritjes së objektivave të këtij ligji dhe mundësimin e përfshirjes së sa më shumë qytetarëve në procesin e legalizimit.
Nga Komuna e Vitisë bëhet e ditur se qytetarët e interesuar mund të aplikojnë për legalizim në Zyrat e Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DUPMM), të cilat gjenden në objektin e ri të Komunës së Vitisë.
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndërtime pa leje të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm në kohë.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...