Valon Berisha pritet të largohet nga futbolli austriak dhe për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Klubi i futbollit boshnjak Zeljeznicar po shënon përparim të ndjeshëm në negociatat për nënshkrimin e mesfushorit kosovar Valon Berishës, raporton burimi i brendshëm Lorenzo Lepore.
Pas diskutimeve pozitive në nivel verbal, klubi nga Sarajeva thuhet se ka dorëzuar tashmë një propozim zyrtar për mesfushorin kosovar.
Berisha aktualisht është pjesë e LASK-ut dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e elitës austriake. Mesfushori me përvojë, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë, ka kontratë me LASK që skadon pas pesë muajsh, çka e bën transferimin të realizueshëm në një afat të afërt.
Berisha ka lindur në Malmö dhe hapat e parë në karrierë i ka bërë te Egersund, për t’u transferuar më pas te Viking. Performancat e tij e çuan te Salzburgu, ndërsa në vitin 2018 u ble nga Lazio për shumën 7.6 milionë euro.
Më pas, karriera e tij ka vazhduar te Fortuna Düsseldorf, Reims, Melbourne City, ndërsa në janar të vitit 2024 iu bashkua LASK-ut si lojtar i lirë.
Sa i përket karrierës ndërkombëtare, Berisha ka regjistruar 20 paraqitje me përfaqësuesen e Norvegjisë, ndërsa që nga viti 2016 përfaqëson Kosovën. Me “Dardanët” ai ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...