“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të ardhmen” – Hakimi reagon pas finales së humbur ndaj Senegalit

19:59 | 20 Janar 2026
D.H

Achraf Hakimi ka reaguar me një deklaratë emocionale pas humbjes së Marokut në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Senegalit me rezultat 1-0.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shkruar një shkrim tejet të gjatë ku ka përmendur ditët e vështira pas humbjes, shkruan Arbresh.info.

Nuk ka harruar të falënderoj të gjithë tifozët maroken që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi së bashku me ta.

Si dhe u ka premtuar se shumë shpejt do të vijë më e mira, dhe se ardhmja e Marokut është e ndritur me këtë gjeneratë.

“Pas disa ditësh shumë të vështira, duke u përpjekur të përthith gjithçka që ka ndodhur, ndjeva nevojën të shprehem nga zemra.”

“Dhe si të mos falënderoj popullin maroken. Faleminderit që ishit aty në çdo ndeshje, çdo minutë, çdo emocion. Ju keni qenë lojtari ynë i dymbëdhjetë, forca jonë kur këmbët rëndoheshin dhe zemrat dhembnin. Mbështetjen tuaj e ndjemë në Marok dhe në çdo cep të botës.”

“Maroku frymëzon. Sot, kjo përfaqësuese marokene është bërë një skuadër e fortë, e respektuar dhe e admiruar, ashtu si një vend që ecën përpara me besim dhe i tregon botës se është një nga kombëtaret e mëdha të futbollit.”

“Çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe çdo moment i përbashkët kanë mishëruar vlera madhështore: respektin, sakrificën, përulësinë dhe krenarinë e jashtëzakonshme për të përfaqësuar një komb. Ne e kemi bartur emrin e Marokut me nder dhe kemi sjellë shpresë për miliona njerëz, brenda vendit dhe përtej kufijve.”

“Rruga nuk ndalet këtu. Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të ardhmen. Me këtë mentalitet, unitet dhe ambicie, nuk ka kufi për atë që kjo përfaqësuese mund të arrijë. E ardhmja ndërtohet nga ajo që mbjellim sot.”

“E ardhmja duket premtuese. Maroku do të vazhdojë të ecë përpara me kokën lart. Faleminderit për gjithçka. Gjithmonë Maroku”, shkruhet në reagimin e tij.

Kujtojmë se Maroku nuk fiton trofe që nga viti i largët 1976./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Achraf Hakimi (@achrafhakimi)

 

Shpërndaje në rrjete sociale