Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran

07:15 | 18 Janar 2026
E.G

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje për një ndryshim pushteti në Teheran të shtunën, duke thënë se “është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran”, raporton Politico.

Në një deklaratë për media, Trump tha se udhëheqësit në Teheran e bazojnë sundimin e tyre në shtypje dhe dhunë.

Ai kritikoi ashpër udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si fajtorin për “shkatërrimin total” të vendit të tij.

Trump gjithashtu e fajësoi atë për përdorimin e dhunës “në një shkallë të paparë më parë”.

“Që një vend të funksionojë – edhe nëse ky funksionim është në një nivel shumë të ulët – lidershipi duhet të përqendrohet në drejtimin e duhur të vendit të tyre, siç bëj unë me Shtetet e Bashkuara, dhe jo në vrasjen e mijëra njerëzve për të ruajtur kontrollin”, vuri në dukje ai.

Shpërndaje në rrjete sociale