Një person i dyshuar është arrestuar nga policia e Ferizajt pasi u kap me armë të ftohta dhe rezultoi i kërkuar me urdhër gjyqësor.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 01:50 të ditës së sotme, gjatë patrullimit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, patrulla policore iu përgjigj një informate për një mosmarrëveshje dhe vuri re një person që tentoi të largohej. Pas një ndjekjeje rreth dy kilometrash, i dyshuari, A.I., 27 vjeç, u ndalua dhe u arrestua.
“Gjatë kontrollit, te i dyshuari u gjetën një thikë me këllëf dhe një shufër metalike, të cilat janë sekuestruar. Verifikimi i dokumentacionit ka treguar se ai ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre vite e gjashtë muaj burgim”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe më pas është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar.
Më shumë se 3,000 të vdekur në protesta në të gjithë Iranin
U kap me një pako me drogë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë,...
Trump thotë se e bindi veten të mos e sulmojë Iranin
ATK mbush 26-vjet
FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s thellojnë partneritetin str...
Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zek...