Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi, duke i uruar mirëseardhje dhe sukses në detyrën e saj diplomatike.
Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani e përgëzoi ambasadoren Maandi për emërimin, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Ajo vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Osmani theksoi se Kosova është e linjëzuar me politikat e Bashkimit Evropian, ndërsa falënderoi Estoninë për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj aspiratave evropiane të vendit, përfshirë statusin e kandidatit për BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja, digjitalizimi, shërbimet publike elektronike, siguria kibernetike dhe integrimi euroatlantik, fusha në të cilat Estonia konsiderohet partnere e rëndësishme për Kosovën.
Sa u përket zhvillimeve rajonale, Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar kontributin e Estonisë në sigurinë evropiane dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...