Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.
“Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in.
Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci në “facebook”.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant