Kur temperaturat bien shumë, është normale që xhamat e veturës të ngrijnë, por ndonjëherë akulli formohet edhe nga brenda, gjë që mund t’ju habisë.
Megjithatë, kjo zakonisht nuk është problem i madh dhe mund të zgjidhet me pak kujdes. Shkaku kryesor është lagështia brenda veturës.
Për shembull, tapetët e lagur nga dëbora që hyn nga këpucët shkaktojnë lagështi që avullohet në ajër.
Kur temperatura bie nën zero gjatë natës, kjo lagështirë kondensohet mbi xham dhe më pas ngrin.
Si ta parandaloni ose trajtoni problemin:
Nëse tapetët janë të lagur, nxirrini jashtë dhe lërini të thahen në ambient të brendshëm.
Hiqni çdo rrobë apo send tjetër të lagur që mund të shkaktojë lagështi brenda veturës.
Tek veturat me izolim të dobët, xhamat mund të ngrijnë brenda edhe pasi të keni tharë sendet. Në këtë rast, hapni dyert dhe ndizni ventilimin, duke drejtuar ajrin drejt xhamit të përparmë. Pastaj pastroni xhamin me një leckë të thatë.
Mos përdorni sprej për shkrirje brenda kabinës, sepse nuk është i shëndetshëm për mjedisin e brendshëm të veturës.
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025