Milan ka bërë një hap fals në garën për kreun e tabelës në Serie A, ku u ndal me barazim 1-1 nga Genoa në kuadër të xhiros së 18-të.
Mysafirët e nisën takimin më mirë duke shënuar me anë të Colombos në minutën e 28-të, shkruan Arbresh.info.
Milan shënoi në minutën e 58-të me anë të Pulisic, por goli u anulua nga VAR për një prekje të topit me dorë.
“Rosonerët” vazhduan presionin dhe në fund gjetën golin e barazimit me Leaon në minutën e dytë shtesë.
Shtatë minuta më fund, Genoa fitoi penallti. Por në gol nuk e konkretizoi Stancu, i cili e humbi 11-metërshin, dhe i dha fund kësaj drame.
Me nga një pikë të fituar secila skuadër, Milani tashmë ka gjithsej 39 sosh dhe është në pozitën e dytë, teksa Genoa mbetet e 17-ta me 16 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...