LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj intervistës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhënë për gazetën greke “To Vima”. Sipas LSDM-së, Gruevski me “termet e buta” po tenton të fshehë frikën nga përballja me qytetarët në zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe dhënien llogari për, siç thonë ata, 10 vitet e vjedhura të qytetarëve të vendit.
“Ai i cili bllokoi ardhmërinë evropiane të Maqedonisë me sjelljen e tij diktatoriale, i cili 10 vite mendonte për pasurimin e tij personal dhe pasurimin e familjes, nuk mund të flet për ardhmëri.
Përfundoi koha e Nikolla Gruevskit. Nikolla Gruevski nuk është Maqedonia dhe nuk do t’i lejojmë ta vjedhë ardhmërinë e shtetit”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...