Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar Turqinë pasi Kosova pranoi sistemin raketore anti-tank OMTAS, e që janë prodhim turk të armatimit Roketsan.
E para e shtetit ka publikuar fotografi nga pranimi i armatimit teksa në gjuhën turke ka shkruar “Faleminderit Turqi”, transmeton Arbresh.info
Ndryshe, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar sot për pranimin e sistemit anti-tank OMTAS.
“OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe objektiva të fortifikuara ushtarake”, njoftoi Maqedonci./Arbresh.info
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik