Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha, ka thënë se atij i janë ofruar mito deri në 500 mijë euro për të ndalur ndjekjet për krime të rënda.
Sipas tij, përveç mitos ai edhe është kërcënuar. Madje ai tha se njëra nga këto oferta është edhe një shtëpi në bregdet, këtë e tha në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në RTK,
Prokurori tha se këto oferta me para për të mbyllur rastet I kanë ardhur nga sekserë të ndryshëm por që nuk e ka pranuar.
Megjithatë Rexha nuk sqaroi nëse ka ndërmarrë masa ndaj atyre sekserëve përveç se tha se të akuzuarit për këto raste janë dënuar me dënime të larta.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...