Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë festave të fundvitit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së, është trajtuar një numër i konsiderueshëm pacientësh të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, kryesisht petardëve.
“Pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë. Rastet e trajtuara në këtë klinikë kanë qenë kryesisht lëndime të duarve, veçanërisht të gishtërinjve, të cilat në disa raste kanë përfunduar me amputime të pjesshme apo të plota, si dhe me dëmtime serioze funksionale të aparatit tendinoz (tendinave te gishtërinjve të duarve). Po ashtu, janë regjistruar edhe lëndime në regjionin e fytyrës, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mund të lënë pasoja estetike dhe funksionale afatgjata”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Tutje bëhet e ditur se gjashtë pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për shkak të lëndimeve shumë të rënda të duarve, të cilat kërkojnë mjekim të mëtejmë dhe trajtim të specializuar.
“Këto lëndime shpesh shoqërohen me pasoja të përhershme funksionale dhe psikologjike, si dhe kërkojnë ndërhyrje të shumta kirurgjikale dhe rehabilitim afatgjatë. Klinika e Kirurgjisë Plastike u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe institucioneve përkatëse që të rrisin kontrollin dhe ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike, veçanërisht nga fëmijët”, thuhet tutje në njoftimin e SHSKUK-së.
Ambasadori i BE-së takohet me shefin e ri të UNMIK-ut
Shënohet viktima e parë nga moti i keq/54-vjeçarin e merr rr...
Pas aksionit të sotëm, Prokuroria thërret konferencë për med...
FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi
Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Nov...
Dy persona në kërkim për kultivim kanabisi, policia sekuestr...