Me pjesëmarrjen e ulët në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë, dega e BDIsë në këtë qytet i tregoi udhëheqësisë së kësaj partie se nuk është e mirëseardhur pa simbolin e vet Hazbi Lika.
Kështu e sqarojnë në BDI pjesëmarrjen e vogël të simpatizuesve partiakë në tubimin që u mbajt në Shtëpinë e kulturës në Tetovë.
“Nëse mendon Ali Ahmeti e Musa Xhaferi se Tetovën e fitojnë me Teuta Arifin, Abdilaqim Ademin e Xhevat Ademin e kanë shum gabim. Hazbi Lika ka qenë ndër simbolet kryesore të Tetovës në vitin 2001, ai është simbol i BDI-së në Tetovë edhe sot e kësaj dite. Pa Hazbi Likën BDI nuk ka cka kërkon në qytetin tonë”, thonë në BDInë e Tetovës.
Ata thonë se pas debaklit të mbrëmshëm në Tetovë, BDI-në e ka kapluar paniku dhe si pasojë e këtij paniku, zyrtarët e kësaj partie dolën me deklaratën qesharake se në Shtëpinë e kulturës pati 15 mijë simpatizantë.
Burimet tona thonë se për shkak të prezencës së vogël të simpatizuesve, BDI mbrëmë nuk ka publikuar më shumë se 5-6 fotografi nga tubimi edhe atë pasi janë përpunuar në fotoshop për të treguar numër më të madh të qytetarëve prezentë./LAJM/
Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja...
Shefi i OKB-së paralajmëron pasoja nga konflikti Izrael-Iran
Superushqimet që rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendri...
Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet – prite...
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbr...