Një vit me arritje të jashtëzakonshme e plot histori – Kombëtarja e Kosovës shkëlqeu në arenën ndërkombëtare

15:00 | 1 Janar 2026
D.H

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur rezultate të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, dhe ky absolutisht mund të quhet viti më i mirë që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Suksese nisën në muajin mars kur “Dardanët” arritën të kalojnë nga Liga C në Ligën B të kombeve përmes play-offit, ku eliminuan Islandën falë dy super paraqitjeve.

Falë dy fitoreve 2-1 në Prishtinë e 1-3 në Reikjavik, Kosova arriti për herë të parë të siguroi kualifikimin për në Ligën B të Kombeve.

Muaji qershor i rezervuar vetëm për ndeshje miqësore, ku “Dardanët” triumfuan ndaj Armenisë 5-2 e Komoreve 4-2.

Testi më i madh, e më i vërteti filloi në muajin shtator, kur nisen kualifikimet në Kupën e Botës. Në një grup me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë pak kush ishte optimist për rezultatet pozitive.

Optimizmi ra edhe më shumë kur Kosova e humbi ndeshjen e parë në Bazel ndaj Helvetikëve 4-0.

Tre ditë më vonë situata mori tjetër kahje, në krye me Fodënfutbollistët dardan arritën një fitore të madhe duke mposhtur Suedinë e Isakut e Gyokeresit 2-0 në Prishtinë, për ta shtuar besimin se ky ekip mund t’ia dalë.

Në tetor, gjithçka kishte ndryshuar tashmë çdokush priste rezultate pozitive dhe po e ëndërronte Botërorin.

Sllovenia ishte kundërshtari i radhës, ku u sfidua në Prishtinë – rezultati ishte baras 0-0. Jo ai që dëshironin tifozët, por një pikë e mjaftueshme për të vazhduar ëndrrën.

Goteburgu i Suedisë ishte destinacioni tjetër i “Dardanëve”.

Isaku me shokë u gjunjëzuan edhe njëherë para Kosovës – një gol i Fisnik Asllani mjaftoi për t’i arkëtuar tre pikët e arta, dhe një nga fitoret më të mëdha në histori.

Ky triumf, ia dha “luksin” Kosovës që me një barazim në Ljubljanë ta siguronte pozitën e dytë që e dërgonte Kosovën në play-offin e Kupës së Botës.

15 nëntori i 2025-tës, do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.

“Stozice Stadium” ishte i mbushur me shqiptarë të gjithë po prisnin rezultat pozitiv. Në fund asnjë nga ta nuk u zhgënjye pasi Kosova arriti fitore 2-0, triumf ky më i rëndësishmi nga pranimi në UEFA e FIFA.

Këto tre pikë i siguruan pozitën e dytë në grup e kualifikimin historik për në play-off të Kupës së Botës.

Tre ditë më vonë në Prishtinë, ishte një festë e vërtetë ku Kosova ishte nikoqire e Zvicrës dhe doli sërish e pamposhtur, me ndeshjen që u mbyll 1-1.

Pas gjashtë ndeshjeve Kosova kishte 11 pikë në pozitën e dytë duke lënë mbrapa Slloveninë e Suedinë.

Kupa e Botës është vetëm dy hapa larg, dhe Kosova ka mësuar edhe kundershtarët që duhet t’i kalojë për të mbërritur në Amerikë.

Sllovakia do të jetë kundërshtari i parë në muajin mars, teksa në rast të fitores “Dardanët” për ta prerë biletën për Kupë të Botës i duhet të mposhtin edhe fituesin e duelit Turqi – Rumani.

Në 10 ndeshjet e luajtura vitin që lamë pas, Kosova arriti t’i fitoj 7 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Gjithë këto rezultate të mira bën që Kosova të ngritët në pozitën e 80 në ranglistën e FIFA-s e cila është më e larta që nga pranimi në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, duke e mbyllur një vit fantastik me arritje të jashtëzakonshme./Arbresh.info