Sot bëhet varrimi i Endrit Lajqit, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë.
Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.
Lidhur me këtë ngjarje ende misterioze, të mërkurën ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as armë.
Sipas Nikçit, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do të hapë rrugë për procesin hetimor, për të kuptuar më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe i telefonave,” ka deklaruar ai për media.

“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...