Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.
Sipas njoftimit, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit, dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lire dhe demokratik.”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet për shantazhim të votuesve
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...