Sigal Prishtina ka shkruar historinë e re në basketboll, duke siguruar finalen e madhe të Ligës Ballkanike.
Kampionia e Kosovës, është skuadra e parë e vendit tonë që kualifikohet në një finalen ndërkombëtare. Prishtinasit sonte u mposhtën në Gjevgjeli kundër Kozuvit, me rezultat 86-80, por skuadra jonë falë fitores në ndeshjen e parë prej 24 pikëve epërsi (85-61), siguroj “vizën” për finalen e Ligës Ballkanike.
Ndeshja e kthimit mes Kozuvit dhe “bardhekaltërve”, ka dhënë një lojë të kënaqshme, dhe të baraspeshuar.
Periudha e parë i takoi Sigal Prishtinës, që e mbyll këtë pjesë më një pikë epërsi (25-26), ndërsa, periudha e dytë ishte e Kozuvit që e mbyll këtë pjesë më tri pikë epërsi (22-19).
Edhe periudha e tretë ka dhënë lojë të nivelizuar, por skuadra maqedone e mbyll këtë pjesë më pesë pikë epërsi (26-21).
Basketbollistët e Sigal Prishtinës, kanë vazduar me paraqitje të mirë edhe në dhjetëminutëshin e fundit, edhe pse Kozuvi fitojë ndeshjen me rezultat 86-80, por ky rezultat nuk ishte mjaftueshëm për ekipin maqedon, kështu që Sigal Prishtina plasohet në finalen e Ligës Ballkanike, ku do të takohet me Rilskin që mbrëmë eliminoi Pejën.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...