Personat që zgjohen herët në mëngjes kanë më shumë gjasa të ndihen të lumtur dhe të shijojnë një shëndet më të mirë. Kështu thonë disa studime të fundit.
Sipas studimeve, ata që zgjohen para orës 7 raportojnë nivele më të larta të emocioneve pozitive, kënaqësi nga jeta dhe më pak raste të depresionit dhe ankthit, transmeton Klankosova.tv.
Studiuesit theksojnë se një rutinë e rregullt në mëngjes, veçanërisht ajo që fillon herët, mund të përmirësojë jo vetëm mirëqenien psikologjike, por edhe funksionimin e përgjithshëm të trupit dhe mendjes gjatë ditës.
Ky përfitim mendohet të lidhet edhe me faktin që zgjimi herët ndihmon në rregullimin e orës biologjike, duke krijuar një ndjenjë të qetësisë, kontrollit dhe përgatitjes për sfidat e ditës.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...