Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë tentuar të vënë flakën një restoranti në Reçan të Prizrenit.
Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërkohë që, në afërsi të restorantit është gjetur edhe një mjet shpërthyes me fitil ndezës dhe eksploziv.
Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese (IEDD) ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale.
Po ashtu, dyshohet se dy javë më parë, të njëjtët persona kanë tentuar të vënë flakën po këtij restoranti.
Rasti është duke u hetuar.
“Reçan, Prizren / 20.12.2025 – 00:30-03:15. Policia është njoftuar se persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën një restorani. Po ashtu në afërsi të restorantit është gjetur një mjet shpërthyes i cili kishte një fitil ndezës dhe eksploziv. Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese IEDD ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale. Dyshohet se edhe para një jave persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën restorantit në fjalë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet