Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka publikuar pamje nga transformimi i Spitalit të Prizrenit, i cili arrinë koson e mbi 11 milion euro.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia tha se investimet më të mëdha janë bërë në aparaturë moderne, shërbime të avancuara dhe infrastrukturë bashkëkohore, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se Spitali i Prizrenit po ndryshon rrënjësisht dhe se janë realizuar dhe po realizohen investime në:
Kardiologji invazive me angiografin e ri
Rezonancë magnetike (MRI)
Pulmologji dhe shërbim të ri për Sleep Apnea
Pediatri, Interno dhe Kujdes Intensiv
Emergjencë, Radiologji dhe bllokun kirurgjik
Hemodializë, Transfuzion dhe Patologji
Pajisje moderne diagnostike dhe terapeutike
Ndriçim dhe infrastrukturë të jashtme të standardizuar
“Mbi 11 milion euro investime gjithsej për Spitalin e Prizrenit. Një falënderim i veçantë për mërgatën tonë, miqt tanë dhe profesionistët shëndetësorë për kontributin në këtë transformim”, ka shkruar Vitia./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...