Punëtorët e KRU “Hidrodrini” kanë nisur grevë paralajmëruese më 17 dhjetor 2025, duke kërkuar adresimin e kërkesave të tyre, përfshirë rritjen e pagave. Greva është organizuar nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje dhe po zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat dhe kriteret ligjore, njofton kjo kompani.
Në grevë kanë marrë pjesë mbi 100 punëtorë, të cilët kanë shprehur publikisht kërkesat e Sindikatës, ndërsa është theksuar se procesi i negociatave me menaxhmentin ka nisur që më 23 tetor 2025. Sipas Sindikatës, rrugët e dialogut dhe negociatave mbesin të hapura me të gjitha institucionet përgjegjëse.
Shoqata Sindikale ka bërë të ditur se greva është përkrahur me nënshkrim nga shumica e punëtorëve, duke tejkaluar pragun ligjor të kërkuar, çka, sipas tyre, dëshmon ligjshmërinë e plotë të kësaj greve.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit sindikal, në vend kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Greva paralajmëruese do të vazhdojë edhe më 18 dhjetor dhe në ditët në vijim, çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00, në njësitë operative në Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, si dhe para Zyrës Qendrore të KRU “HIDRODRINI”, deri në një vendim tjetër të Këshillit të Grevës ose adresimin e kërkesave të punëtorëve./rtk
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...