Ish-basketbollisti i Trepçës, Andrew Gordon iu është bashkuar KB Vëllaznimit.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjakovar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në pozicionin e qendrës dhe është i gjatë 207 cm.
Me Trepçën ai ka luajtur dy sezone, ku ka fituar dy Kupa të Kosovës, Superkupën e Ligës Unike, si dhe ka qenë dy herë finalist i Superligës së Kosovës.
Me përvojën e tij në elitë do të mundohet ta ndihmojë Vëllaznimin në arritjen e objektivave këtë sezon. Ai shquhet për ngulitjet e tij atraktive si dhe bllokadat e shumta në mbrojtje.
Përveç në Mitrovicë, qendra amerikane ka karrierë edhe në Bullgari, Uruguai dhe së fundmi në Britani të madhe me Caledonia Gladiators.
Gjithashtu ai ka qenë pjesë e disa kolegjeve si West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs./Arbresh.info.
Dita kur u shkrua historia: Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Ko...
Ademi në përvjetorin e UEFA tregon punën e deritanishme të K...
“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama jep d...
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet...