Mesfushori i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një gjest të mrekullueshëm ndaj Diogo Jotës, pas golit të tij të parë në Premier League pas katër vitesh, në fitoren ndaj Leeds United të dielën mbrëma.
Henderson shpërtheu në festë bashkë me shokët e skuadrës, por momenti më domethënës erdhi pak çaste më pas, kur ai realizoi festimin e famshëm të videolojës, karakteristikë e Diogo Jotës.
Ish-kapiteni i Liverpoolit kishte ndarë fushën me Jotën për tre sezone në “Anfield”.
Sulmuesi portugez u nda tragjikisht nga jeta në moshën 28-vjeçare, së bashku me vëllain e tij Andre Silva (25), pas një aksidenti automobilistik në veri të Spanjës në muajin korrik. Vetëm 11 ditë para tragjedisë, Jota ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Rute Cardoso, ndërsa po kthehej drejt Mbretërisë së Bashkuar për fazën përgatitore para-sezonale.
Në mënyrë simbolike, ky gol i Hendersonit ishte i pari në Premier League që nga dhjetori i vitit 2021, kur kishte shënuar me Liverpoolin ndaj Evertonit – një ndeshje ku në listën e golashënuesve kishte qenë edhe vetë Diogo Jota.
Pas takimit, Henderson foli për Sky Sports, duke thënë.
“Ishte ditëlindja e tij së fundmi, nuk do ta harrojmë kurrë. Do ta kujtojmë gjithmonë. Mund ta imagjinoj vetëm se çfarë po kalojnë djemtë te Liverpooli. Ai ishte një mik i mirë. Nuk shënoj shpesh gola, ndaj mendova që kur të shënoja, do t’ia dedikoja atij.”
Trump thotë se ‘jemi më afër se kurrë më parë’ m...
Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Shqipë...
Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listen Serbe, jo nuk m...
Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” ...
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje fa...