Në lidhje me rezervat shtetërore dhe aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se i beson Hajdarit dhe se çdo gjë që ka thënë ajo është e saktë,
Sipas tij, Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje.
Kurti në kanal10 tha se nuk mund të dyfishonte ministrat e tij sepse për atë arsye i cakton secilin prej tyre, por që e merr përgjegjësinë e plotë për çfardo rasti
“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngrites së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari.”, shtoi tutje Kurti.
LEXO EDHE:
Kurti: Nuk e quajta gjithë opozitën “hajvan”, ndoshta duhej të zgjidhja fjalë tjetër
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja