Hekuran Gashi, ekonomist nga Prishtina dhe drejtor i Politikave Makroekonomike në Ministrinë e Financave, ka njoftuar kandidimin e tij për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 45.
Në një deklarim publik, Gashi tha se si deputet do të angazhohet për një ekonomi më të drejtë dhe më të lehtë për qytetarët dhe bizneset, duke theksuar rëndësinë e politikave fiskale të qëndrueshme, digjitalizimit të shpejtë dhe uljes së barrës administrative, shkruan Arbresh.info.
“Me politika fiskale të qëndrueshme, digjitalizim më të shpejtë dhe ulje të barrave administrative do të mbështesim prodhuesit, tregtarët, shërbyesit, inovatorët dhe transportuesit për vazhdimin e punësimit të qëndrueshëm dhe mirëqenie për çdo familje”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi ka vlerësuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se kjo qeverisje duhet të vazhdojë.
Ai ka ftuar qytetarët që më 28 dhjetor të bashkohen për, siç ka thënë, një fitore edhe më të madhe për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë.
“Qeverisja e mirë e Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti duhet të vazhdojë. Ju ftoj që të bashkohemi të gjithë, që me 28 dhjetor ta bëjmë fitoren edhe më të madhe, për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë”, ka thënë Gashi./Arbresh.info
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...