Inspektorati i Punës jep detaje për vdekjen e punëtorit në Pejë: Ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë…
Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private të një pronari i cili jeton jashtë vendit.
“Në lidhje me publikimet në disa media rreth një rasti të ndodhur më datë 09.12.2025 në një shtëpi private në fshatin Grabovc, Komuna e Pejës, ku është raportuar gabimisht se bëhet fjalë për “aksident në vend pune”, Inspektorati Qendror i Punës sqaron opinionin publik se:
Bazuar në raportin zyrtar të inspektimit, është konstatuar se:
Ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie private të një pronari i cili jeton jashtë vendit.
Personi i ndjerë, ka qenë vëllai i pronarit të shtëpisë, dhe nuk ka qenë i angazhuar si punëtor, por është gjetur i lënduar brenda objektit nga punëtorët e suvatimit të angazhuar vetëm për pjesën e jashtme të shtëpisë.
Nga deklarimet e marra nga inspektorët dhe palët e pranishme (Policia) dhe nga kamerat e sigurisë, është vërtetuar se askush nga punëtorët nuk ka punuar në pjesën e brendshme të shtëpisë në momentin e ngjarjes.
Inspektorati konstaton se nuk ekziston raport punëdhënës–punëmarrës, pasi i ndjeri nuk ka qenë punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune sipas Ligjit Nr. 03/L-212 për Punën dhe Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Prandaj, rasti nuk lidhet me vendin e punës dhe nuk hyn në kategorinë e aksidenteve në punë sipas legjislacionit në fuqi” thuhet në njoftim.
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash derisa po punonte
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...