“Java kundër Korrupsionit 2025” ka nisur të hënën me një veprim simbolik të organizuar nga koalicioni i organizatave joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me qëllim të ngritjes së zërit kundër korrupsionit dhe politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit.
Në hapje të aksionit simbolik, koalicioni i OJQ-ve ka shpalosur një baner që paralajmëron mbajtjen e grevës njëditore gjatë ditës së hënë, me mesazhin: “Sot jemi në grevë. Protestojmë kundër korrupsionit dhe politikave që po e paralizojnë shtetin.”
Gjatë konferencës për media, Arrita Rezniqi nga IKD ka theksuar se ky aksion është një thirrje për veprim dhe reflektim institucional, në kohën kur vendi përballet me shkelje të shumta të ligjit, stagnim të reformave dhe domosdoshmëri për të luftuar korrupsionin. Ajo shtoi se qëndrimet dhe analizat e shoqërisë civile, paralajmërimet për kapje të institucioneve dhe fenomenet sistemike nuk janë shoqëruar me reagim apo veprim të duhur institucional.
Koalicioni i OJQ-ve ka identifikuar disa probleme kryesore, ndër të cilat: mungesa e reformës së plotë në drejtësi, mosfillimi i procesit të vettingut, korporatizimi në sistemin prokurorial, miratimi i ligjeve kundër-kushtetuese, mungesa e Strategjisë kundër Korrupsionit, pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të, mungesa e dialogut social, si edhe sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë. Të gjitha këto po ndikojnë në dëmtimin e jetës së qytetarëve, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe besimin në demokraci.
Në kuadër të aksionit të sotëm, u publikua edhe një video e shkurtër që paraqet disa nga arsyet kyçe pse organizatat IKD-FOL-INPO kanë vendosur të protestojnë në këtë formë. Videon mund ta gjeni në linkun vijues: https://www.facebook.com/share/v/1CsjJ5tqtd/
“Java kundër Korrupsionit 2025” do të vazhdojë nesër dhe përgjatë ditëve në vijim me aktivitete të tjera specifike./Arbresh.info
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...