Në njërën nga ndeshjet më interesantë në këtë edicion, Vëllaznimi shënoi fitore, duke triumfuar ndaj kampiones, Trepçës, në sfidën e zhvilluar në Gjakovë me rezultat 83:85 (19:31, 33:15, 19:13, 12:26).
Përballja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund dhe me shumë kthesa, por në momentet e fundit, Marques Warrick shënoi tetë pikë radhazi, derisa në aksionin e fundit, Jericole Hellems shënoi një sekondë para fundit për 83:85.
Sa i përket ndeshjes, kuqezinjtë e nisën shumë më mirë, duke fituar çerekun parë 19:31, por kampionët u kundërpërgjigjën shpejt, duke fituar bindshëm periudhën e dytë 33:15, derisa me lojë të mirë vazhduan në periodën e tretë 19:13.
Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku ‘Xehetarët’ ishin në epërsi, por në momentet e fundit, Warrick shënoi dy treshe dhe dy pikë, derisa hero ishte Hellems, duke shënuar pikët vendimtare.
Drilon Hajrizi kishte 24 pikë e tri kërcime, derisa Marques Warrick e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e dy kërcime dhe Jericole Hellems me 24 pikë e tetë kërcime.
Trepça ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa Vëllaznimi tri fitore e gjashtë humbje.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...